Arta Hysi nga Tirana, prej 25 vitesh jeton në Angli, dhe ka zgjedhur të bëj një ‘jetë’ të re në TikTok.
Advertisements
Në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, ajo foli për fillimet e saj si gjyshe e re në këtë platformë e cila i solli që në videon e parë me 20 mijë klikime.
Advertisements
Hysi rrëfeu për programin e mëngjesit episode nga jeta e saj, që nga më interesantët, më pikantet deri te më të trishta.
“Jam ndarë nga burri para 25 vitesh, dhe më besoni, e kam bërë gati vet nusen e burrit me duart e mia, që të shkonte të firmoste aktin e martesës, por jam ndjerë mirë, sepse edhe ajo më ka përkrahur në fëmijë, më ka ndihmuar. Edhe pse ndodnjëherë përzihet aty ku nuk i takon.
Advertisements
Pastaj kam të rëndë, vdekjen e dhëndrit i cili në moshën 39 vjeç ka ndërruar jetë në gjumë, dhe ndjenja me nipin është e veçantë, mundohem të jem më e afërt më të sepse e ndjen mungesën shumë të tij.
Sidoqoftë të gjitha këto, më kanë dhënë forcë të vazhdoj para dhe të jem aktive në rrjete sociale se jeta është e bukur dhe duhet vazhduar”, rrëfeu Hysi.
Ajo gjithashtu foli edhe për eksperiencën e saj në Tiktok.
“Jam 56 vjeçe dhe vazhdoj të jem aktive në jetën time të re në këtë platformë. Edhe në përditshmërinë time atje, unë mundohem të jem aktive, dhe kam nisur me tik tok. Video e parë me nipin arriti 20 mijë shikime, ishim në Sarandë, dhe bëmë një video me kastravecë dhe kam vazhduar me video të tjera.
Isha 48 vjeçe kur u bëra gjyshe, në një moshë të re, dhe sa e hapa tiktakun. Kam pasur mesazhe nga më të ndryshmet, deri te ato më kritiket, por kam thënë nuk do i vej re më, do vazhdoj përpara.”