Vdes edhe shqiptari i pestë/ Thellohet tragjedia e aksidentit në kantierin e ndërtimit në Gjermani

by editor

Thellohet tragjedia e aksidentit që ndodhi në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë.

Ka ndërruar jetë edhe shqiptari i pestë, Alfred Visha, 33 vjeç.

Lajmin e konfirmon daja i tij, Luan Cemenja.

Visha, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku edhe 4 shqiptarë humbën jetën.

Ai ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Advertisements

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.

Për rastin autoritetet kanë nisur një hetim.

Advertisements

You may also like