Del fotoja e shqiptarit Arjanit Rizaj, u ekz*kutua me a*më zjarri në Ekuador

by editor

Mediat e Ekuadorit kanë publikuar foton e Arjanit Rizaj i cili nuk i shpëtoi dot breshërive të plumbave që i morën jetën në makinën e tij në Ekuador.

Advertisements

53-vjeçari shqiptar u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes, jashtë spitalit Luis Vernaza, në qendër të Guayaquil.

Shqiptari, ndodhej brenda automjetit të tij me targë GSM-2390 kur u sulmua nga dy persona që mbërritën me një motoçikletë.

Advertisements

Bashkëshortja e Arjanitit i tha policisë se ata kishin mbërritur pak minuta më parë në spital për të vizituar një të afërm të shtruar atje.

“Gruaja ishte me të afërm të tjerë kur bashkëshorti i saj u vra. Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë mbajtur trupin e tij në krahë në urgjencën e spitalit, por aty nuk ia kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë private ku dhe ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.” një burim policor shpjegoi për EXTRA.

You may also like