Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (11 nëntor) në Bulqizë, ku një person ka ndërruar jetë, si dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë viktimë një 25-vjeçar.
Ndërkohë, mësohet se janë plagosur rëndë dy persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital dhe janë në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.