“Bota në krahët e mi”, ja si u prit Amen në shtëpinë e tij

by editor

Ditën e some, Xhensila Myrtezaj dhe djali i saj, Amen janë rikthyer në shtëpi dhe pritja që i është bërë të dyve atyre ka qenë thjesht e mrekullueshme

Advertisements

Xhensila Myrtezaj, këngëtarja e njohur shqiptare dhe aktori i njohur, Bes Kallaku, janë bërë prindër për herë të dytë, dy ditë më parë. Xhensila ka sjellë në jetë një djalë, të cilit së bashku me partnerin e saj, Bes Kallaku, i kanë vendosur emrin shumë të veçantë, Amen.

Advertisements

Dy personazhet e njohur kanë bërë publik këtë lajm të bukur përmes rrjeteve sociale, duke u shprehur të bekuar për ardhjen në jetë të djalit të tyre.

Ditën e some, Xhensila Myrtezaj dhe djali i saj, Amen janë rikthyer në shtëpi dhe pritja që i është bërë të dyve atyre ka qenë thjesht e mrekullueshme. Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, disa video, ku tregon dekorin e bukur që gjendet në shtëpinë e saj.

Në njërën prej videove, dhoma duket e mbushur me tullumbaca ndërkohë që në një tabelë shkruhet: “Mirë se erdhe në shtëpi vogëlushi Amen”, ku gjithashtu është shkruar data dhe ora e lindjes. 11/11 në orën 11:11 .

https://gsh.top-media.al/media10/Snapinsta.app_video_E44499018E03F43AA5CAF2D11D224298_video_dashinit.mp4#t=0.2

Në një tjetër postim, Xhensila shihet me dy fëmijët e saj, Amen dhe Ajka dhe bashkangjitur videos ka shkruar: “Bota në krahët e mi”, shkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e një zemre të kuqe dhe një zemre blu.

Xhensila konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël në ditën e lindjes së Ajkës, në muajin korrik, teksa ka publikuar një video u shfaqej Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat që qarkullonin për një kohë të gjatë në media.

You may also like