Babë e bijë përballen në “Shihemi në Gjyq” për një dashuri të munguar. Brikena e ka thirrur Mustafain në seancën e ndërmjetësimit dhe i kërkon përgjigje nëse ai është babai i saj sepse kurrë nuk e ka ndjerë prezencën e tij.
Advertisements
Nga ana tjetër, qëndron edhe konflikti lidhur me nipin e Mustafait. Mustafai i cili sapo ishte martuar jetonte në familjen e bashkëshortes. Vjehrri i dha një tokë në të cilën çifti ndërtoi një shtëpi dhe në këtë banesë, ai mori vëllain e vogël dhe nënën.
Advertisements
Vëllai i tij u martua dhe erdhi në jetë një djalë. Më pas, vëllai ndërroi jetë kur djali ende nuk kishte bërë 1 vjeç. Këtij fëmije, Mustafai i ka falur një dhomë në banesën e tij dhe Brikena thotë se ka parë një dashuri të pakufishme të babait të saj ndaj tij. Gjyshja dhe të afërmit flisnin vazhdimisht për këtë djalë, ndaj ajo ka dyshime për prejardhjen e vërtetë të tij.
Brikena: Rrinin duke thënë çuni, çuni, çuni! Iu drejtova babait, është një pyetje që s’ka pasur asnjëherë përgjigje se nuk ma ka dhënë. I thashë, pyeta është ky çuni është vëllai jonë? Çfarë marrëdhënieje ke pasur me nusen e xhaxhait?
Mustafa: Këto gjëra, unë nënën time nuk e braktisa, unë nipin e dua dhe juve ju dua. Këto janë gjëra që i kombinon ti bashkë me nënën, këto nuk janë të vërteta!
Bashkëshortja e Mustafait, Dhurata ndodhet e pranishme në studio dhe ndërhyn në debatin e tyre. Ajo përmend disa situata që mbështesin pyetjet e së bijës.
Dhurata: Vëllai yt, kur ka vdekur rahmet pastë se po e përmendim, ka vdekur me divorc të hapur. Dëgjove? Atë ditë që ka vdekur vëllai yt ka ardhur letra e gjyqit për t’u ndarë.
Mustafa: Këto gjërat unë nuk i di fare, nuk më intereson fare!
Dhurata: Ashtu se ty ta kanë mbajtur njerëzit, nëna jote, motrat e vëllezërit, ajo është puna jote!
Eni Çobani: Domethënë ka qenë duke u ndarë vëllai nga nusja?
Dhurata: Vëllai po, para se të vdiste vëllai kishin filluar letrat e gjyqit, i kanë bërë letrat e gjyqit e të gjitha. Në atë kohë vëllain e kanë çuar në spital në Tiranë, te 5, kanë firmosur për vëllain që e kanë shtruar, do i jepnin një lloj ilaçi, nuk e di se çfarë i kanë dhënë, atë e di e ëma me gjithë vëllanë e këtij, ne nuk e dimë. Atë ditë që ka shkuar vëllai, pas një jave na ka ardhur në shtëpi dhe na ka thënë që “dëgjo, unë kam ardhur të shoh çunin për herë të fundit”. I thashë pse ke ardhur të shohësh çunin për herë të fundit? “Unë do vdes se unë nesër do pi ilaçin dhe do vdes”.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ka qenë çuni atëherë?
Dhurata: Çuni s’i kishte mbushur 1 vjeç, ka qenë shumë i vogël. Dhe vjehrra, nusen atë natë që ka ardhur çuni nga Tirana në shtëpinë në Durrës, vjehrra ime atë ditë e ka çuar nusen te njerëzit e vet, te i ati. Ky i tha “unë nuk kam ku të të çoj ty atje se mua nuk më duan”. Ishin motrat e vëllezërit që ishin të gjithë kundër këtij (i drejtohet Mustafait). Se kur ka ikur nusja nga shtëpia në ’97 me gjithë foshnje, ky ka shkuar i ka dalë në mes të plumbave, ka shkuar e ka marrë, “hajde se ti vendin e ke në shtëpi”./klan