Berisha nuk shkon në SPAK, gazetari i njohur zbulon skenarin e ish-kryeministrit: Ja taktika që po përdor

by editor

Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë televizive se Sali Berishës nuk i shkon të mos paraqitet në SPAK e të mos përballet me drejtësinë.

Advertisements

Sidoqoftë, sipas tij kjo mund të jetë një skemë që po përdor ish-kryeministri.

Advertisements

Procedura kështu e ka, që nëse kthehet e refuzuar, SPAK çon kërkesën në Kuvend dhe drejt kësaj është. Zoti Berisha ndoshta po e përdor këtë gjë si taktikën e tij politike për të qenë ai i godituri dhe duke qenë ai i godituri ai grumbullon më shumë kuota sepse imagjinoni, vendos Gjykata arrest shtëpie për zotin Berisha.

Atëherë kemi një situatë komplet tjetër nga kjo që është tani, që as nën akuzë, as masë sigurie, as diçka dhe ai është thjesht një person…e kuptoni që ka një problem me statusin e zotit Berisha dhe ai vetë është në ajër?

Ndërkohë, nëse gjykata vendos me miratimin e parlamentit, një masë sigurie shtrënguese si arrest shtëpie apo diçka tjetër statusi i zotit Berisha është tjetër dhe ai e di që në politikën shqiptare një drejtues i opozitës me këtë status i rrit më shumë kuotat, – u shpreh Qafoku.

You may also like