Hëna e re në Akrep, paralajmërimi i Meri Shehut: Javë e rëndësishme, priten ndryshime e fillime të reja

by editor

Ashtu si çdo të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar astrologia e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Meri Shehu.

Advertisements

Ajo është shprehur që kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme, pasi do të kemi hënën e re në Akrep.

Advertisements

Astrologia tregon se hëna e re në Akrep do të sjellë fillime të reja dhe ndryshime pozitive në jetën tonë.

Meri Shehu: Është një javë shumë e rëndësishme sepse sot kemi hënën e re, data 13, në Akrep.

Rudina Magjistari: Sot fillon hëna e re?

Meri Shehu: Po, është hëna e re në Akrep.

Rudina Magjistari: Dhe çfarë do të thotë kjo?

Meri Shehu: Fillime të reja, të mbara, pozitive, ndryshime mbi të gjitha, por edhe surpiza. Sepse hëna e re në Akrep përballet me Uranin në Dem dhe është si të themi… Ndryshojnë të ndryshuarat. Pra, ato çfarë kemi ndryshuar, shkojmë dhe i ndryshojmë prapë ose vjen një mundësi për të ndryshuar dhe për t’u rigjeneruar përsëri. Do thoni ju: ‘A janë të mira ndryshimet’? Çdo ndryshim është i mirë. Mjafton që mos të na gjejë të befasuar, të surprizuar ose ne të kishim një forcë instinktive brenda për t’u parapërgatitur ose për ta dashur këtë ndryshim. Akrepi lidhet shumë me çështjet ekonomike, kështu që këto ndryshime mund të vijnë edhe në këtë aspekt, por edhe me ndryshime të thella brenda nesh, për të kapur e për të kuptuar ndryshimet jashtë nesh.

You may also like