‘Ik, mos më çaj tr**in’! Avokati i vjedh miliona klientes dhe e padit

by editor

Në Qershor të këtij viti, “Stop” transmetoi rastin e zonjës Shqiponja Mashi, e cila tregoi se në vitin 2019 në Shkodër ka qenë me vajzën me motor dhe ka bërë një aksident.

Advertisements

Për pasojë, vajza u dëmtua dhe ndenji 3 muaj në regjim shtrati. Zonja iu drejtua një procesi gjyqësor me avokat Ndue Gjelaj dhe arriti të fitojë dëmshpërblim në masën 54 milionë Lekë të vjetra.

Advertisements

Por Shqiponjës i kaluan vetëm 8 milionë Lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk i jep shpjegime. Ndërsa përmbaruesi Rrok Deda th, se lekët i kanë kaluar te avokati.

“Stop” ritakohet me Shqiponjën, e cila tha se jo vetëm që nuk ka marrë akoma paratë e dëmshpërblimit, por avokati Ndue Gjelaj i ka bërë padi penale për shpifje.

Advertisements

“Unë u takova dhe njëherë me avokat Ndue Gjelën në Shtator, u takuam në një kafe. Fjala e tij ishte: zonja Shqiponja ne jemi bashkë këtu për të pirë kafe, muhabetet po i lemë këtu, vajza sa të bëjë 18 dhe një ditë unë t’i fus paret deri në kacidhen e fundit. Ia besova. Ka dy javë që ka mbushur 18, e mora në telefon. Më tha ik moj b*çe mos më çaj tr**in. Ma mbylli telefonin. Pas dy jave më erdhi letra që më kishte bërë padi penale për shpifje të “Stop”. Kam gjyqin që më ka bërë padi. Për shpifje, nuk e di çfarë kam shpifur. Vlera monetare është 19 milionë që akoma nuk m’i ka kaluar në llogarinë e vajzës”, tha ajo.

“Stop” iu drejtua avokatit i cili këmbënguli se Lekët i ka përmbaruesi gjyqësor.

Avokati Ndue Gjelaj: Se ju vini si puna e virusit, puf…, nuk vihet pa lënë një takim.

Gazetarja: Domethënë e dyta kjo! Na the virus! Një të dëmshpërblimit të zonjës dhe dy për padinë penale, që i keni bërë.

Avokati Ndue Gjelaj: Ke bërë shumë mirë, që ke ardhur. Padinë penale, që i kam bëtë unë, që shumë shpejt do ta keni dhe ju një padi. Shumë shpejt!

Avokati Ndue Gjelaj: Nuk i ka ardhur momenti. E kam bërë, se është e drejta ime, sepse zonja ka shpifur ndaj meje.

Avokati Ndue Gjelaj: Ato, që mendoj unë, që i ka shpif, gjërat që nuk qëndrojnë.

Gazetarja: Cilat? Lekët, që nuk i ka marrë?

Avokati Ndue Gjelaj: Pse ty duhet me të dhënë llogari?

Gazetarja: Zonja është drejtuar te Stop-i, në këtë mënyrë jemi përfshirë dhe ne. Pse dëmshpërblimi i zonjës nuk i ka kaluar pagesa 50 me 50?

Avokati Ndue Gjelaj: Nuk është se nuk ia kam kaluar unë.

Avokati Ndue Gjelaj: Nuk i ka kaluar Përmbaruesi Gjyqësor. Dhe nuk i keni hetuar gjërat si duhet.

Gazetarja: Nuk i ka kaluar shoku juaj?

Avokati Ndue Gjelaj: Jo, nuk është shoku im, ai është thjeshtë një institucion tjetër, që kryen ato veprime, që ia ka dhënë ligji.

Gazetarja: Ku janë lekët avokat?

Avokati Ndue Gjelaj: Në llogarinë e Përmbaruesit.

Gazetarja: Në qoftë se lekët i ka përmbaruesi, përballu me përmbaruesin, që e ke drejtuar vetë!

Por Rrok Deda deklaroi se 42 milionë Lekë ia ka kaluar avokatit të zonjës, Ndue Gjelaj.

Përmbaruesi privat Rrok Deda: I kam kaluar aq lekë, sa i kam kaluar! Kjo është e vërtetë dhe ia kam dhënë me shifër.

Përmbaruesi privat Rrok Deda: Rreth 42-43 milionë të vjetra.

Ai vuri në dispozicion edhe transaksionet bankare. Në llogarinë e avokatit janë kaluar në datën 8 Korrik 2022 shuma 10 milionë lekë të vjetra. Në datën 9 Gusht 2022 është kaluar një tjetër vlerë 10 milionë Lekë. Më 22 Gusht 2022 janë kaluar 11 milionë e 250 mijë Lekë dhe më 24 Nëntor 2022 janë kaluar 9 milionë e gjysmë lekë në llogarinë e avokatit Gjelaj.

Marrë nga Tv Klan

You may also like