E kapi duke kryer marrëdhënie me ish të dashurën, 29-vjeçari rreh për vdekje shokun e ngushtë

by editor

Një burrë në Britaninë e Madhe është dënuar me 18 vite burg nga gjykata sepse ka rrahur për vdekje mikun e tij të ngushtë, pasi e kapi atë duke bërë seks me ish-të dashurën e tij në një kënd lojërash për fëmijë.

Advertisements

Kyle Morley, 29 vjeç kishte dalë për të pirë me viktimën David Bettison, 43 vjeç dhe dy miq të tjerë në Hugglescote, përpara se t’i merrte atij jetën me duart e veta.

Advertisements

Teksa kthehej në shtëpi rreth orës 2 të mëngjesit, Morley pa rastësisht mikun e tij Bettison duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-të dashurën e tij, Katie Lamb, 23 vjeçe në një kënd lojërash për fëmijë.

Morley i sulmoi me shpejtësi duke goditur fillimisht 23-vjeçaren në fytyrë, ndërsa më pas sulmoi shokun e tij të ngushtë, i cili nuk bëri asnjë përpjekje për ta goditur mbrapsht.

Bettison mori lëndime të rënda në fytyrë si pasojë e goditjeve me grushte dhe shkelm, me policinë që e shpalli të vdekur në vendngjarje. Shkaku zyrtar i vdekjes u detajua nga mjeku ligjor si ‘traumë e fortë në fytyrë’.

Pas arrestimit të tij, Morley tha se nuk kishte për qëllim ti merrte jetën shokut të tij, por se ishte shumë i dehur dhe kishte konsumuar kokainë.

You may also like