“Dëgjo vëllain, se ndonjëherë pa dashje,” mjeku shet metadon me shumicë

by editor

Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e një denoncuesi të cilit i mohohej marrja e metadonit të cilën e ka të nevojshme. Mjeku Endri Mandro nuk ia jep këtë ilaç të domosdoshëm.

Advertisements

“Stop” tregoi se si me anë të parave, doktori Lulzim Banushaj, emër i dëgjuar edhe më parë në emisionin investigativ, dha një recetë.

Advertisements

E kur duket se gjithçka përfundon këtu, para kërkon edhe mjeku Mandro. Ky i fundit e jep metadonin në mënyrë të paligjshme.

I infiltruari: Më dha doktori këtë ( recetën), ky Banushi… Po sa të më bëjë letrat mua ai, do më japësh pak më shumë?

Mjeku Endri Mandro: Jo, nuk mundem të jap dot më shumë!

I infiltruari: Po sa të më bëjë letrat, o burrë!

Mjeku Endri Mandro: Të kam vëlla, unë do të të jap, sa më ka shkruar!

I infiltruari: Po 30 a 40, se sa shkruajti ai…

Mjeku Endri Mandro: Të jap unë… të të bëjë letrat ai. ( fut shpejt në xhep me dorën tjetër 2000 lekë)

I infiltruari: Më jep pak më shumë, si ta kesh!

Edhe në Berat situata e shitjes së metadonit për të shpëtuar nga varësia e drogës, duket njëlloj problematike.

Mjeku Fatmir Spahiu jep metadon me para, madje duke e shitur me shumicë te persona të caktuar, të cilët e rishesin më pas.

I infiltruari: 20, 30… Lexoje njëçikë…Se mos na vë re ndonjë ne… Ke 30 aty, dëgjon? Ke 30 aty, shikomë tamam! (që të përfitojë më shumë sasi)

Fatmir Spahiu, mjek: Dëgjo vëllain tënd, se ndonjëherë pa dashje…

I infiltruari: Nuk të flas.

Fatmir Spahiu, mjek: Pse të ma bësh ti mua? Kalofsh mirë!

Ne kemi takuar mjekun në fjalë, por edhe një person, në shtëpinë e të cilit, metadoni gjendet në sasi të madhe dhe shitet për “nevojtarët” e tjerë.

Pacient: Ke parasysh atë qelqin, që mban ai (mjeku) aty te tavolina? Nga ato të mëdhatë.

I infiltruari: Sa, i more shumë?

Pacient: E, ore vëlla, dy nga ato të mëdhatë. Kam dy bidonë. Atë kafen, më tha, se më tha mamaja jote. Ça thua ti, i thashë unë. Ti e ke për detyrë të ma japësh! Ke dy vjet, tha ai, pa ardhur. Ja, me Gjergjin në bashkëpunim. Do filmuar ai, kur ia jep Gjergjit. Gjergjit i jep gjithatë ai.

I infiltruari: Na lekët!

Pacienti: Më jep edhe atë 1000 lekëshin, vëllait!/tvklan.al

You may also like