Kockat e groposura në Xarrë/ Dyshohet se kanë lidhje me të zhdukurit: Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori

by editor

Pjesët e trupit të një njeriu janë gjetur mbrëmjen e së martës në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol.

Advertisements

Ka dyshime se trupi i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht mund t‘i përkasë Fatmir Sulovarit ose Leonard Thodhorit, që rezultojnë të zhdukur prej 7 prillit 2023.

Advertisements

Mbetjet kockore të gjetura i përkasin kokës së një njeriu dhe kanë ende inde të buta duke shtuar dyshimet se ngjarja është e muajve të fundit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ditën e nesërme pritet të rifillojnë përsëri kërkimet. Autoritetet thonë se mbetjet do të dërgohen për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të identifikuar se kujt i përkasin.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proces dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

You may also like