“Motrën e ka alkoolizuar, ajo s’më tregoi”, vëllai i 30-vjeçares që braktisi foshnjën: Nuk e dua as jetën time

by editor

Vëllai i 30-vjeçares që lindi dhe braktisi foshnjën në garazhin e një pallati në Yzberisht, ka treguar se ngjarjen e rëndë e ka marrë vesh nga mediat.

Advertisements

Gjatë një emisioni televiziv ai ka treguar se kishte dyshuar se e motra ishte shtatzënë por ajo e kishte mohuar. Më tej ai ka treguar kur nëna e ka pyetur, motra i është përgjigjur “atë punë keni ju”.

“E mora motrën nuk ma hapi telefonin, as nusja ime. Ma hapi djalin dhe më tha për policinë. Dyshova i thashë mamit ta pyeste, dhe motra iu përgjigj “atë punë keni ju”, Ndoshta ka pasur frikë të fliste, mua më kishte frikë se këto gjëra i kisha pikë të dobët”.

Advertisements

Ai madje ka akuzuar ish-të dashurin e motrës, të cilin e ka shok, se e ka alkoolizuar dhe më pas ka kryer marrëdhënie me të. Ai thotë se shoku i tij është i lidhur me dikë tjetër dhe ka fëmijë.

“Ka qenë lidhur me shokun tim. Motrën e ka alkoolizuar dhe më pas ka bërë ato gjëra. Motra më tha që më ka dhënë alkool. E kam pyetur, i kam thënë motër çfarë halli ke më trego. Ka mbi një vit që është e larguar nga unë. Ai kishte lidhje me dikë tjetër nga Lushnja, ka vajtur atje jashtë ka bërë fëmijë tjetër. nAshtu kemi marrë vesh ne gjërat. Pse ma bëri këtë mbrapa shpine, të mos më alkoolizonte motrën. Motra i ka thënë që jam shtatzënë, por ai i ka thënë që nuk më intereson. Nëse do e dija do e dërgoja në spital. Nuk e dua as jetën time me atë që ka bërë motra ime, nuk ia fal as vetes sime. S’më ka treguar. I thosha motër se ke mirë këtu, shiko rrugën e drejtë i thosha”.

You may also like