Punonjësja kallëzon për korrupsion zv/drejtorin e paraburgimit të Vlorës: Më kërkoi 10.000 euro

by editor

Zv.drejtori i paraburgimit të Vlorës, Gentian Menellari është kallëzuar nga përgjegjësja e Çështjeve Shoqërore në këtë institucion. Ndaj tij rëndojnë akuza të rënda për korrupsion, ku punonjësja deklaron që i është kërkuar një shifër rreth 10 mijë euro si garanci që ajo të mbante pozicionin e punës që kishte.

Konkretisht, Fjona Cenodemaj ka thënë se në datën 10 të muajit nëntor, eprori i ka kërkuar një shumë monetare të caktuar duke i thënë “më jep mua 10.000 euro që të qëndrosh aty ku je”. Kjo ka ndodhur teksa punonjësja dhe zv.drejtori i paraburgimit të Vlorës ishin në një lokal në afërsi të fshatit Nartë në shoqërinë e farmacistit të institucionit Dritan Fejza.

Advertisements

Denoncuesja thekson se këtë kërkesë nuk e kishte marrë me seriozitet, por pas 3 ditëve i është komunikuar zbritja në detyrë, përkatësisht nga drejtuese në specialiste. Cenodemeraj është shprehur se ndihet në presion dhe trysni ndërsa ka insistuar që të merren kamerat e lokalit, që është në afërsi të Nartës si dhe të pyetet dëshmitari i cili është farmacisti i institucionit.

Mësohet se farmacisti është marrë në pyetje por nuk dihet çfarë ka deklaruar.

Advertisements

You may also like