Mjeku për lejen menstruale: Mund të pretendojnë edhe meshkujt për suport emocional

by editor

Tema e lejes menstruale në Shqipëri ka qenë në fokus të diskutimeve që prej propozimit të deputetit Erion Braçe.

Ndërkohë që në një intervistë për mediat mjeku Oljan Cala ka thënë që jo të gjitha gratë duhet të marrin leje menstruale teksa janë me menstruacione.

Advertisements

Ai shton se nuk janë dhimbje aq të padurueshme sa për të lënë punën ato ditë cikli.

Mjeku thekson se nisur nga diksutimet e fundit edhe meshkujt mund të pretendojnë për ditë pushimi për suport emocional ndaj pacientëve, që në këtë rast janë vajzat dhe gratë gjatë menstruacioneve.

Advertisements

“Shumica e personave të gjinisë femërore nuk e kanë aq problem ardhjen e menstruacioneve. Unë shtroj një pyetje. Personat që nuk kanë asnjë shqetësim gjatë ardhjes së ciklit menstrual pse duhet ta përfitojnë këtë ditë pushim? E dyta, dikur merrnin leje lindje vetëm nënat, tashmë marrin dhe baballarët. Mund të pretendojnë dhe meshkujt të marrin një ditë pushimi për suport emocional ndaj pacienteve? Atëherë bëjmë dhe ditën e premte pushim dhe jemi në rregull,” – u shpreh mjeku

You may also like