“Peshkatarët u kapën duke vjedhur velierën”, reagon Gjergj Luca: Kujt ia vodha, kur është pronë e “Rozafës”?

by editor

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në disa media se peshkatarë të kompanisë “Rozafa” kishin vjedhur një veliere të sekuestruar nga policia në Sarandë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Luca teksa mohon ngjarjen, thotë se veliera, lajmi për të cilën është përhapur në mediat e “tallavasë dhe portalet cinike” siç i quan ai, se është vjedhur nga peshkatarët e Rozafës, në fakt është pronë e kësaj kompanie.

Advertisements

Ai shton mes të tjerash se gjithçka është një keqkuptim dhe shprehet se do të sqarohet ky ngërç, sepse nuk ka asnjë logjikë, kjo që ka ngritur Policia Kufitare bashkë me Prokurorinë.

”Tani kjo komedia e institucioneve tona që janë lënë njëra-tjetrës që për mua është një keqkuptim dhe një pafatësi interpretimi që mua më thonë që Rozafa dhe peshkatarët e Rozafës kanë vjedhur një veliere.

Advertisements

Një pyetje kam, kujt ia kam vjedhur velierën? Sipas gjithë legjislacionit dhe Kodit Detar Ndërkombëtar dhe Kodit Detar Shqiptar, ajo veliere është pronë e kompanisë Rozafa”, thotë ndër të tjera.

You may also like