“Dhunë barbare duke na hyrë nëpër zyra”, ish-presidenti i “Partizanit” zbërthen prapaskenat e grabitjes së pronësisë: Daja i Malltezit bënte presione në emër të Berishës, ja si Xhemal Gjunkshi firmosi në vend të Qirjazit

by editor

Ish-presidenti i klubit “Partizani”, Paro Laçi, bëri publike faktet e reja lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, truallin e të cilit ish-kryeministri Sali Berisha ia kaloi dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për të ndërtuar aty 19 kulla.

Advertisements

Pas intervistës ku tregoi disa episode sesi kërcënohej në emër të Berishës nga familjarë të tij por edhe nga strukturat të shtetit, përfshirë policinë dhe Ministrinë e Brendshme, për t’u larguar nga ish-kompleksi, Laçi tha se është thirrur në SPAK për të dëshmuar.

Sot po në të njëjten studio televizive tregoi faktet e reja që ka dhënë në prokurori mbi këtë çështje, ndërsa kërkon që të thellohen hetimet, pasi shumë emra që sipas tij janë “pjesë e kasaj grabitje” nuk përmenden në dosje.

Advertisements

“Pas intervistës së parë direkt më morën të SPAK dhashë denoncimin tim mbi faktet për privatizimin e klubit Partizani. Ato kishin një mori dokumentesh dhe unë citova me data të sakta. Në këtë mori faktesh që ata kishin unë nuk mund të theksosha asgjë më tepër vetëm datat precize presionet, denoncimet për dhunën barbare që na hynë në zyra. Të gjitha i thashë me data të sakta”.

“Bëra kallëzim në SPAK për aferën e kompleksit “Partizani”. Kam dhënë në SPAK garancimin tim për këtë aferë. Kemi patur sulme ndaj zyrave të Partizanit thyerje objektesh, materialesh, kërcënime. Ka fakte të reja për grabitjen e pronës. Kanë marrë një pronë që është shpronësuar njëherë. Nga hetimet është shmangur emri i Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit. Xhim Begeja paraqitej në emër të Sali Berishës. Gjeneral Qirjazi me të drejtë shkruante që nuk mund ta firmos. Erdhi Xhemal Gjunkshi dhe e firmosi. Ata nuk kanë qenë kurrë pronarë të ligjshëm të pronës te kompleksi Partizani. Unë s’kam qenë kurrë që ato objekte të ndryshonin destinacionin. E kam deklaruar në SPAK. Mua mu dha një pazar i qartë. Po të kisha firmosur 500 mijë euro do mi jepte dhëndri i Berishës. Agron Kuliçi ka ardhur dhe ka thënë mbroj interesat e Sali Berishës. Tonin Vocaj. Erzen Breçani ishte grushti i hekurt i Sali Berishës dhe në atë periudhë janë marrë fushat. Unë jam shoqëruar pse kam debatuar pa bërë asgjë, ishim në stadiumin tonë dhe nata na marrin e na shoqërojnë”, tha Laçi.

You may also like