Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, ku një e mitur ka përfunduar në urgjencën e QSUT me plagë djegieje në trup të shkaktuara nga cigarja.
Advertisements
Sipas policisë, e mitura është djegur aksidentalisht nga vëllai i saj 9-vjeçar, i cili ka qenë duke luajtur.
Advertisements
farë tha dje policia
Ditën e djeshme (15 nëntor), është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Por fotot e publikuara “tradhtojnë” deklaratën e policisë, pasi e mitura ka plagë në të gjithë trupin.
Sipas JOQ, ndaj të miturës është ushtruar dhunë.
Ajo ka djegie me cigare kudo nëpër trup, madje edhe pranë organeve gjenitale. Sipas burimit, e mitura është abuzuar edhe seksualisht.
Por ajo që është më e rëndë, është se abuzimet kanë kohë që kanë ndodhur, pra e mitura është abuzuar sistematikisht. Fotot janë tepër të rënda.