“Thuaju prindërve të mi se i dua”, mesazhi i fundit dramatik i 21-vjeçarit para rrëzimit të avionit

by editor

Mesazhi i fundit dramatik i një piloti 21-vjeçar në Florida të SHBA-së, i cili vdiq kur avioni me një motor Cherokee Piper 180 me të cilin ndodhej u rrëzua të martën, u bë publik nga mediat amerikane.

Advertisements

Sipas kanalit WUFT, 21-vjeçari iu lut kontrollorëve të trafikut ajror që ta ndihmonin për shkak të shikueshmërisë së ulët në zonën ku po fluturonte.

Advertisements

“Nuk besoj se mund ta mbaj avionin,” tha piloti i ri, i cili e kishte blerë avionin vetëm dy javë më pare.

“Po humb lartësinë, thuaj prindërve që i dua”, ishte komunikimi i fundit i 21-vjeçarit me kontrollorët e trafikut ajror përpara se të rrëzohej me shpejtësi të madhe.

Sipas raportimeve, avioni me një motor ishte nisur sipas rregullave VFR, që do të thotë se piloti duhet të kishte qëndruar larg zonave me re dhe në një lartësi prej të paktën 300 metrash mbi tokë.

Pak para nisjes, një kontrollues i trafikut ajror tha pilotit të ri që të priste pasi pa se kushtet e motit po përmirësoheshin.

Vlerësimi paraprak i Autoritetit të Aviacionit Civil të SHBA ishte vetëm se avioni u rrëzua në rrethana të panjohura./albeu.com

You may also like