Lajm i mirë nga sfida mes Polonisë dhe Çekisë: Na mjafton vetëm 1 pikë për vendin e parë

by editor

Shqipërisë i mjafton vetëm një pikë me Ishujt Faroe për të siguruar vendin e parë në Grupin E, pasi Polonia dhe Republika Çeke e mbyllën në barazim 1-1 sfidën mes tyre.

Advertisements

Edhe nëse Çekia fiton ndeshjen e fundit me Moldavinë dhe Shqipëria merr një pikë me Ishujt Faroe, vendi i parë u mbetet kuqezinjve.

Pas shtatë ndeshjesh, Shqipëria kryeson me 14 pikë, ndjek Çekia me 12, Polonia 11 e më pas Moldavia me 10 pikë.

Advertisements

Dy takimet e fundit janë Shqipëri-Ishujt Faroe dhe Çeki-Moldavi, me moldavët që nëse mundin çekët, do të bëjnë surprizën e madhe duke u kualifikuar në Europian.

You may also like