Drejtohej nga dy vëllezërit Haziri, banda shqiptare e kokainës në Londër kishte 145 klientë në ditë

by editor

Policia britanike ka zhvilluar një operacion antidrogë, teksa janë vënë në pranga dy vëllezërit Haziri. Edmond dhe Eduard Haziri, udhëhiqnin një bandë të kokainës në Britani. Personat e arrestuar shpërndanin kokainë në Sëadlincote, North-West Leicestershire dhe Wast Staffordshire dhe duke fituar qindra mijëra paund.

Të arrestuar dhe dënuar me 70 vite burg janë Edmond Haziri, 36 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg. Eduard Haziri, 34 vjeç, i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj. Gazmend Hoxha, 47 vjeç, i dënuar me 11 vjet burg. Alban Krasniqi, 34 vjeç, i dënuar me nëntë vjet burg. Samuel Stoica, 25 vjeç, i burgosur për tetë vjet e tre muaj. Simion Stoica, 22 vjeç, burgosur për tre vjet e gjashtë muaj. Kristi Prifti, 23 vjeç, i dënuar me katër vjet burg. Joshua Garrigan, 32 vjeç, burgosur për dy vjet e tetë muaj. Razvan Manoliu, 27 vjeç, ​​burgosur për dy vjet e tetë muaj. Daniel Stavrat, 29 vjeç, do të dënohet muajin e ardhshëm.

Advertisements

Ndërkohë sipas mediave britanike, Gazmend Hoxha udhëtonte për në Londër nga shtëpia e tij në Leicester për të marrë drogën përpara se të kthehej në Midlands për të rifurnizuar tregtarët. Banda e drogës, e mbështillte kokainën me bileta llotarie dhe kishte deri në 145 klientë në ditë.

Advertisements

You may also like