Emrat dhe fotot, rrjeti shqiptar i kokainës në Angli, dënohet me 70 vjet burg

by editor

Një grup trafikantësh droge që kryesohej nga dy vëllezër shqiptarë është dënuar në total me më shumë se 70 vite burg në Angli.

Grupi i krimit të organizuar që udhëhiqej nga vëllezërit shqiptarë Edmund dhe Eduard Haziri, kryente veprimtarinë kriminale në South Derbyshire, North-ëest Leicestershire dhe East Staffordshire, ku shisnin drogë të “klasit A”.

Advertisements

Ata u goditën nga operacioni policor “Eddie Line”. Kushëriri i vëllezërve Haziri, Gazmend Hoxha, do të udhëtonte për në Londër nga shtëpia e tij në Leicester për të marrë drogën dhe për të marrë paratë, përpara se të kthehej në Midlands për të rifurnizuar tregtarët e shumtë të bandës.

Drogën, të cilën e mbështillnin me bileta, ata ua shisnin deri në 145 klientëve në ditë, duke fituat qindra mijëra paund gjatë një viti.

Advertisements

Por banda u godit në mars të vitit të kaluar, kur një ekip i udhëhequr nga detektivët e Derbyshire bastisi të gjithë vendin – duke arrestuar vëllezërit Haziri dhe rrethin e tyre të ngushtë.

Dje, një nga anëtarët e fundit të bandës, Razvan Manoliu, u dënua në Derby Croën Court, duke i dhënë fund perandorisë së tyre të trafikut të drogës.

Advertisements

“Linja Eddie ishte përgjegjëse për helmimin e rrugëve tona me drogra. Me paratë e drogës ata jetuan jetë luksozë dhe gjetkë, ndërsa kokaina që shitën në Midlands shkatërroi familjet” -tha Inspektori i cili drejtoi hetimin, Kane Martin.

“Vëllezërit Haziri dhe banda e tyre tani po kalojnë shumë vite prapa hekurave dhe shpresoj se kjo dërgon një mesazh shumë të qartë për këdo tjetër të përfshirë në tregtinë e drogës: ne do t’ju kapim, do t’ju nxjerrim para gjykatave dhe do t’ju ndalojmë të përhapni mjerim dhe varësi në komunitetet tona.”- shtoi ai.

Anëtarët e bandës u akuzuan për komplot dhe shpërndarje kokaine. Të gjithë u dënuan në Gjykatën Derby Croën si vijon.

Edmund Haziri, 36 vjeç, pa adresë fikse- i dënuar me 15 vjet burg.

Eduard Haziri, 34 vjeç, nga Shardeloes Road, Lewisham, Londër – i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj.

Grazmend Hoxha, 47 vjeç, nga Denis Close, Leicester – i dënuar me 11 vjet burg.

Alban Krasniqi, 34 vjeç, nga Blackheath Hill, Londër – i dënuar me nëntë vjet burg.

Samuel Stoica, 25 vjeç, nga Burton Crescent, Wolverhampton – i burgosur për tetë vjet e tre muaj.

Simion Stoica, 22 vjeç, nga Jeremiah Road, Wolverhampton – burgosur për tre vjet e gjashtë muaj.

Kristi Prifti, 23 vjeç, pa adresë fikse – i dënuar me katër vjet burg.

Joshua Garrigan, 32 vjeç, nga Charnborough Road, Coalville – burgosur për dy vjet e tetë muaj.

Razvan Manoliu, 27 vjeç, nga Village Mews, Burton-upon-Trent – ​​burgosur për dy vjet e tetë muaj.

Daniel Stavrat, 29 vjeç, pa adresë fikse – do të dënohet muajin e ardhshëm./tc

You may also like