Kualifikimi në Europian, mjafton barazimi për kreun e grupit

by editor

Shqipëria kthehet në Europian pas 8 vitesh madje duke patur shansin që ta mbyllë edhe në vendin e parë në grupin kualifikues.

Kombëtarja arriti të marrë pikën që duhej për të qenë në Euro 2024 pas barazimit 1 – 1 të premten në fushën e Moldavisë.

Advertisements

Një arritje e madhe e Kuqezinjve që të drejtuar nga braziliani Sylvinho bënë mrekullinë duke mundur konkurrencën e përfaqësueseve me përvojë në të tilla turne si Polonia dhe Çekia.

Të parët që shënuan në stadiumin “Zimbru” ishin kuqezinjtë me Cikalleshin që nuk gaboi në goditjen e penalltisë në minutën e 25’.

Advertisements

Rastet të tjera patën të dy ekipet dhe pavarësisht pritjeve të Berishës, përfaqësuesja moldave barazoi në të 87’ me Baboglo.

Për trajnerin Sylvinho kjo ishte realizimi i një ëndrre.

Advertisements

“Një sfidë e bukur, një grup i vështirë. Unë që në fillim kam thënë, nuk do të kishte një ekip që do të grumbullonte 20 apo 22 pikë, gjithmonë kam besuar që do të arrinte Nëntori dhe të arrinim kualifikimin. Kjo është një ditë që do të mbetet gjatë në memorien time, për gjithë jetën”, tha Sylvinho.

“Përjetimi i papërshkrueshëm. Besoj nuk ishte ndeshja jonë më e mira. Një pikë na çon në europian dhe jemi të gjithë të lumtur”, tha Gjimshiti.

“Desha të falenderoj të gjithë shqiptarët anembanë, të gjithë tifozët që ishin këtu dhe na dhanë një përkrahje shumë të madhe. Shihemi në Berlin të gjithë”, tha Ramadani.

Tani mbetet ndeshja me Ishujt Faroe që do të zhvillohet të hënën në stadiumin “Air Albania” dhe për ta mbyllur në krye të grupit duhet vetëm 1 pikë.

Në garë për një vend që kualifikohet direkt në Europian mbeten Çekia dhe Moldavia që do të përballen mes tyre.

Ashtu si gjithë këtë sezon emocionues, Kombëtaren do ta ndiqni sërish në TV Klan në Kampionatin Europian.

You may also like