Rezarta Shkurta nxjerr zbuluar Arbër Bytyqin: Si më uron në Instagram dhe si më uron në privat…

by editor

Një ndër urimet që ka shkaktuar shumë humor, ka qenë ai i artistit të ‘make-up’, Arbër Bytyqit, i cili prej vitesh ka një miqësi të afërt me Rezartën.

Rezarta Shkurta është një figurë publike mjaft e dashur për publikun shqiptar. Dita e sotme është tepër e veçantë për të pasi feston ditën e lindjes dhe mbush plot 37-vjeçe.

Advertisements

Artistja ka marrë mesazhe të shumta nga miqtë dhe të afërmit e saj në rrjetet sociale, të cilat i ka ripostuar edhe në profilin e saj të Instagramit, në Instastory.

Një ndër urimet që ka shkaktuar shumë humor, ka qenë ai i artistit të ‘make-up’, Arbër Bytyqit, i cili prej vitesh ka një miqësi të afërt me Rezartën.

Advertisements

Përmes një postimi të bërë në Instagram, Shkurta ka nxjerr zbuluar Bytyqin, duke publikuar foto se si ai e uron në rrjetet sociale dhe si e uron në privat dhe rezultati nuk është ai që mund të prisni.

“Gëzuar ditëlindjen motra ime. Me fat që të kam ty në jetën time”, shkruan Arbri në Instagram, bashkangjitur një fotoje të Rezartës.

Advertisements

Ndërsa sa i përket urimi të tij në telefon, nuk është edhe me aq fjalë të ëmbla, duhet thënë. “Gëzuar ditëlindjen oj k***. Sapo hapa sytë të mora në telefon ndërsa ti për pesë vite e ke harruar ditëlindjen time. Të dua nga largësia. Motra ime e telefonit”, shkruan Arbri në mesazhet e publikuara nga Rezarta.

“Si më uron Arbri në Instagram dhe si më uron në të vërtetë në telefon”, ka shkruar Shkurti në postimin e saj në Instastory, duke e shoqëruar me ikonat e të qeshurave por njëkohësisht edhe me ikonën e të habiturës.

You may also like