VNjë makinë është djegur mesditën e kësaj të diele në autostradën Milot-Thumanë, pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras.
Advertisements
Mësohet se automjeti ka marrë flakë, në ecje e sipër. Nagjarja ka ndodhur teksa automjeti ku po udhëtonin babë dhe bir, ishte ne lëvizje dhe pranë rrethrotullimit, makina ka filluar të marrë flakë. Menjëherë dy personat kanë dalë dhe janë larguar, fatmirësisht pa u lënduar.
Advertisements
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësja e Kurbinit, ndërsa automjeti është shkrumbuar totalisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisements