Stuhia polare ‘pushtoi’ Shqipërinë gjatë fundjavës, publikohet tabela e motit, ja çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

by editor

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që tashmë kanë përfshirë vendin tonë do të vazhdojnë të ndikojnë gradualisht në kushtet klimatike edhe gjatë javës në vijm.

Advertisements

Temperatura më e ulët u regjistrua në Korçë sot -3°C, ndërsa temperura maksimale ishte 16°C në Sarandë.

Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshem me mbizotërim të kthjellimeve.

Advertisements

Situata ndryshon ditën e Martë dhe të Merkurë ku do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje të herëpasherëshme shiu në formë rrebeshesh të shpejta dhe stuhi afatshkurta. Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe dhe relievet malore në lindje. Vlen të theksohet elementi i erës si intensiv dhe problematik me drejtim juglindje-jugperëndim 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera herës era fiton shpejtësi 13-25m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5ballë.

Ditën e Enjte do të kemi mot relativisht të qëndrueshëm me reshje shiu të përqëndruara në jug të vendit, ndërsa ditën e Premte ndërprerje të reshjeve.

Advertisements

You may also like