E RËNDË / Gruaja shqiptare hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës së burrit xheloz

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një nënë e re shqiptare është hedhur nga dritarja e banesës së saj, për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit shqiptar.

Referuar mediave italiane, e reja shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mjekët po përpiqen që ta mbajnë në jetë.

Advertisements

Dyshohet se shkak për episodin e dhunës është bërë xhelozia e bashkëshortit i cili besonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar. Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë pasi kanë parë ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, është vënë në pranga bashkëshorti i saj, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisements

You may also like