“Këtë duhet ta dinë shqiptarët, ai punon për atë grupin e vogël të Sorosit”
Advertisements
Në rubrikën “Rrethi Katror” ditën e djeshme në E Diell në Top Channel, konspiracionisti Alfred Cako diskutoi për temën “Rama, lider global apo jo”.
Cako tha se në fakt Rama nuk punon për Shqipërinë, por për ata që e kanë sjellë dhe po e mbajnë në pushtet.
Advertisements
“Unë të kam thënë shumë herë që Sorosi është frontman, është zëdhënës, dhe ka institucione shumë të fuqishme dhe familje që e kanë sjellë në fuqi duke i dhënë këtë detyrë.
Rama nuk është një udhëheqës i shqiptarëve që shkon të negociojë me këta për të mirën e shqiptarëve, ai është një i zgjedhur që e kanë ndihmuar të shkojë në krye të Shqipërisë, që ai të plotësojë axhendat që ata kanë.
Pra, Rama nuk punon për ne. Këtë duhet ta dinë shqiptarët, ai punon për atë grupin e vogël të Sorosit, çfarë qëllimesh dhe dëshirash kanë ata. Ai përpiqet t’i realizojë. E ka pasur që në fillim atë marrëveshje pasi ata e ndihmuan të vinte në pushtet. Dhe tani meqënëse ka 10 vjet në pushtet, ato firmat që hedh ai, Rama ka 1000 vende ku ata mund ta kapin nesër, është i detyruar që të hedhë vallen që i thonë ata. Vetëm këtë zgjidhje ka ai deri në fund. As nuk çan kokë fare.
Ai është një xhuxh në kurrizin e një gjigandi, dhe bëhet sikur është elefant,” tha Cako.