Urdhër-arresti nga SPAK për Ervin Matën, super trafikantin e drogës që u përplas me Vis Martinajn

by editor

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për Ervin Matën, një personazh tepër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, së bashku me 11 persona “VIP” të tjerë, disa prej të cilëve tashmë janë vënë në pranga, mëson Voxnews.al.

Advertisements

Ervin Mata, i njohur si “Boli” konsiderohet si një prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës në vend, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, i cili në vitin 2018 u përplas me Ervis Martinajn dhe grupin e tij në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Burime për Voxnews.al bëjnë me dije se arrestimet e SPAK janë lëshuar pikërisht pas zbërthimeve të mesazheve të Ervis Martinajt në aplikacionin e përdorur nga bota e krimit “SKY ECC”.

Advertisements

Kujtojmë se ishin familjarët e Ervis Martinajt që i dorëzuan prokurorëve të SPAK-ut, kodin unik që ai përdorte në aplikacionin e koduar, në tentativë për t’i ndihmuar në gjetjen e gjurmëve të tij, disa muaj pas zhdukjes së mistershme.

Po në kuadër të këtij operacioni është arrestuar ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe është lëshuar urdhër arrest për djalin e tij, Jehon Breçani.

Erzen Breçani akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “pastrim parash”.

Advertisements

VoxNews.al mëson se është lëshuar urdhër-arresti edhe për shefin e krimeve të Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, si ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

KUSH ËSHTË ERVIN MATA

Ervin Mata njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, hotel i cili në fakt sipas QKB-së rezulton i regjistruar në emër të babait të tij. Ky i fundit ka në pronësi, sipas informacioneve zyrtare edhe një kompani që merret me konstruksione metalike. Kurse në emrin e Matës sipas QKB-së rezulton i regjistruar vetëm një biznes që merret me tregtimin dhe servisin e pajisjeve kompjuterike dhe është në proces falimenti.

Historia me Elvana Gjatën

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bëri të ditur për publikun se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017. Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2 vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015.

Por këngëtarja nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij, deri në mbrëmjen e 4 tetorit, kur ndodhi edhe vrasja në zonën e ish-Bllokut.

Mata përflitej se ishte një biznesmen i fuqishëm që mbulonte të gjitha shpenzimet e këngëtares.

You may also like