Ky është shefi i krimeve i akuzuar se ka ndihmuar në vrasje! U arrestua sot para ndeshjes në “Air Albania”

by editor

Shefi i krimeve në Komisariatin Nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni është vënë sot në pranga nga kolegët e tij, pas një aksioni policor me urdhër të SPAK për goditjen e një grupi të rrezikshëm kriminal, pjesë e të cilit dyshohet se është edhe Ervin Mata.

Advertisements

Voxnews.al mëson se ndaj Dedan Gjonit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, si ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Ai u prangos sot së bashku me 11 persona të tjerë, përfshi edhe ish-drejtorin e Policisë Tiranë, Erzen Breçani, ndërsa është lëshuar urdhër arrest për djalin e tij dhe Ervin Matën.

Advertisements

Të gjithë dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të zbuluar pas zbërthimit të mesazheve të Ervis Martinajt në aplikacionin “SKY”.

You may also like