Asllani shpreh pakënaqësi për barazimin në dy ndeshjet e fundit: Duhet punuar akoma më shumë

by editor

Në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, Kristjan Asllani bëri disa herë përpjekje për të çarë mbrojtjen e kundërshtarit, por pa sukses. Ai shton se duhet punuar edhe më shumë, edhe pse nuk e fsheh lumturinë për kualifikimin në Europian. Lojtari shpreh pakënaqësi për barazimin në dy ndeshjet e fundit pasi thotë se luan për të fituar.

Advertisements

Kristjan Asllani: Kur ekipet lozin 5:4:1 ose 4:5:1 është e vështirë ta fusim topin aty brenda, pastaj…është normale që humbasim shumë topa se do ta fusim aty brenda sepse po kaloi aty mund të jetë rast për gol por ka forcuar shumë lojën brenda dhe kam gabuar shumë topa, e di, por rëndësi ka që e morëm këtë pikë për vendin e parë dhe duhet punuar shumë, akoma më shumë.

Advertisements

Erion Todhe: Jemi të parët në grup dhe kjo nuk ka diskutim, kemi arritur një sukses me kualifikimin dhe jo është gjëja më e rëndësishme por kemi nxjerrë një mësim nga ndeshja e sotme?

Kristjan Asllani: Jo s’ka mësim por mësim të jetë që të gjitha ekipet luajnë për të fituar dhe këta sot kishin 1 pikë kur erdhën këtu dhe na bënë luftën. Unë e kam pak bezdi që kemi barazuar në këto dy ndeshje se luaj sa herë për të fituar, por ç’të bëjmë? Shkuam në Europian, jemi të lumtur dhe është mirë edhe barazimi.

I pyetur nëse e do Italinë në grup pas kualifikimit, Asllani thotë jo pavarësisht lumturisë për miqtë e tij.

Kristjan Asllani: Jo unë nuk dua asnjë në grup, por jam i lumtur edhe për Italinë sepse kam shkuar që dy vjeç në Itali dhe kam shumë shokë që luajnë për Italinë dhe e meritojnë edhe ata./tvklan.al

You may also like