Kontrolle në banesa dhe…. Çfarë u zbulua gjatë aksionit ku u arrestua Erzen Breçani dhe shefi i krimeve! SPAK: U sekuestruan para, automjete e armë zjarri

by editor

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar gjatë paradites së sotme lidhur me operacionin e zhvilluar një ditë më parë , ku u lëshuan 11 urdhërarreste, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm katër.

Advertisements

Mes katër të arrestuarve janë Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6 dhe Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i Policisë së Tiranës. Ky i fundit u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”, teksa po bëhej gati për t’u futur në stadium për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

Ndër të tjera në njoftimin e SPAK, thuhet se po ashtu është ushtruar kontroll edhe në banesat e tyre, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

Advertisements

“Më datën 20.11.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë ekzekutuar urdhrat për ekzekutimin e vendimit penal nr.124, datë 17.11.2023, për 4 shtetas, konkretisht për shtetasit E.B., B.M., D.Gj. dhe B.A.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme”, njofton SPAK.

You may also like