Armand Duka: S’kemi luksin të shpërdorojmë një talent si Broja, ai ka sfidë ambientimin

by editor

Armando Broja vetëm dy ditë më parë reagoi qartë dhe tha se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me trajnerin Sylvinho, duke i vendosur “vulën” thashethemeve të bëra publike së fundmi. I dëmtuar për 11 muaj, sulmuesi i Chelsea ka filluar të marrë minuta në Premier League dhe duket se po rigjen formën.

Advertisements

Në një intervistë për RTSH, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se Kombëtarja s’e ka luksin të shpërdorojë një talent si Broja.

Advertisements

“Broja është një talent që nuk na vjen shpesh në Shqipëri. Ne nuk jemi vendi i prodhimit maksimal të talenteve dhe nuk kemi luksin të shpërdorojmë një të tillë. Ai është vërtet një talent i madh. Mos kontributi i tij në këto eliminatore nuk ka ardhur për fajin e tij, por fatkeqësisht për shkak të dëmtimit”, tha fillimisht kreu i FSHF-së.

Ndërkohë Duka shtoi se sfida është për Brojën, që pasi të lërë pas plotësisht dëmtimin do duhet të përshtatet me një Kombëtare që tashmë ka një grup të mirë.

Advertisements

“Kjo mungesë ia vështireson punën Brojës edhe në të ardhmen sepse e para e ka sfidën me veten e vet, me shendetin që ta kalojë problemin dhe të eci përpara. E dyta që të bashkohet dhe të jetë organik me nje skuadër që tashmë është vërtet nje grup shumë i mirë”, vijoi Duka.

Kreu i FSHF-së beson se Broja do e gjejë mënyrën që të gërshetohet me ekipin.

“Unë kam besim se një talent, një profesionist si ai, do ta gjejë mënyrën si të gërshetohet mirë me skuadrën. Por e ripërsëris, ne nuk kemi luksin që të shpërdorojmë një talent si Armando Broja”, tha Duka.

You may also like