Ekstradimi i Dritan Rexhepit, MD i përcjell dosjen MEPJ që t’ia nisë Turqisë

by editor

Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë nga Turqia të Dritan Rexhepit.

Advertisements

“Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi! Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023”, njoftoi ministria.

Advertisements

I ashtuquajturi “baron i drogës” u kap në një vilë luksoze në Stamboll. Ai kërkohet jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Italia ku është i dënuar me disa vite burg.

Në Shqipëri, Rexhepi kërkohet për disa ngjarje të rënda kriminale, si vrasja e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi si dhe organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Pikërisht shkak për këtë dyshohet se u bë trafiku i drogës.

Rexhepi qëndroi për pak kohë në qeli në burgjet e Ekuadorit, por pasi u lirua me kusht, u arratis./tvklan.al

You may also like