“Në kufi me Kosovën po trajnohen serbë!”- Eksperti i Sigurisë për Panorama TV: Ata janë gati dhe presin sinjalin për agresion. Mund të ketë humbje jete dhe një stad lufte

by editor

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi ka paralajmëruar se lëvizje të tjera agresioni parashikohen në Veri të Kosovës ndërsa deklaroi se ka të dhëna se pjesëtarë të Komiteti serb po trajnohen në kufi.

Ai njofton se janë dy baza që po trajnojnë rreth 300 serbë, pagat e të cilëve variojnë nga 1000-5000 euro në varësi të pozicionin dhe detyrës që do kryejnë.

Advertisements

Elezi tha për Panorama TV, se pavarësisht se KFOR nuk ka raportuar për lëvizje të dyshimta në kufi, lëvizje të tilla ka patur, ndërsa vuri në duke dhe bastisjet e realizuara së fundmi nga Policia e Kosovës në Veri.

Ai shtoi se edhe thirrjet e liderëve, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama, për shtimin e forcave në kufi vijnë pasi ata mund të jenë njoftuar nga shërbimet sekrete për një agresion të mundshëm

Advertisements

Bedri Elezi: Ekzistojnë baza në Veri të Kosovës, diku 20 km afër territorit të Kosovës ku po trajnohen pjesëtarë të Komitetit serb që janë rekrutuar së fundmi, diku rreth 300 është numri i tyre që paguhen nga 1000 deri në 5000 euro, varësisht nga pozitat e tyre dhe detyrat që do të kryejnë. De këto dy baza dyshohet se janë në afërsi me Kosovën dhe udhëhiqen nga Radoiçiçi dhe janë duke pritur sinjalet nga udhëheqësit që kanë porositur agresion në Kosovë.

Ne jemi të bindur se Rusia qëndron pas gjithë këtyre aktiviteteve se edhe më parë ka paralajmëruar destabilizmin e Balkanit përmes personave me ndikim si Millorad Dodik dhe përmes deklaratave që presidenti serb tha se 2024 është një vit më i vështiri deri më tani.

Advertisements

KFOR deri më tani është duke monitoruar situatën. Nuk ka dhënë ndonjë sinjal për lëvizje të dyshimta por që në fakt duhet ta kenë parasysh se nuk është e gjithë vija kufitare e mbuluar, dhe ekziston mundësia që mund të kemi lëvizje. Në fakt ka patur lëvizje konkrete, pasi ju e keni parë që Policia e Kosovës ka kryer disa bastisje.

Edhe pala tjetër, Serbia është e vetëdijshme dhe po monitoron lëvizjet e KFOR.

Prandaj edhe Rama bëri thirrje, por edhe nga përfaqësues të tjerë për të shtuar forcat dhe kjo është e bazuar në raportet e shërbimeve sekrete që mund t’i kenë njoftuar për ndonjë dyshim. Kemi parë deklarata mjaft të rënda, sidomos ajo e Zelenskyt që paralajmëroi një konflikt serioz në Ballkan.

Krejt ajo çka mund të ndodhë është pikërisht për të parandaluar veprime të dhunshme që do të kenë ballafaqim të drejtpërdrejtë me institucionet e sigurisë, mund të konsiderohet që mund të ketë dhe humbje jetësh apo stad lufte.

You may also like