Përcaktohen vazot e Euro 2024, Shqipëria nis të bëjë llogaritë

by editor

Përcaktimi thuajse përfundimtar i skuadrave të kualifikuara për në Europian, ka sjellë një shpërndarje të skuadrave të forta thuajse në të katër vazot e shortit që do të hidhet më 2 Dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.

E kualifikuar në vazon e dytë, Shqipëria shmang vetëm skuadrat e tjera që janë pjesë në të njëjtën vazo.

Advertisements

Rrjedhimisht, është e pashmangshme që në përfundim, në grupin e Shqipërisë të jenë dy skuadra të forta.

Në vazon 1, janë të mëdhenjtë e Europës si Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.

Advertisements

Në vazon 3 janë Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Holanda dhe Kroacia.

Në vazon numër 4 gjenden Serbia, Italia dhe Zvicra, teksa pritet ende për tre vende që do të vendosen pas ndeshjeve play-off që do të luhen në muajin Mars.

Advertisements

Shorti përcakton që në grupin e Shqipërisë do të jetë një kundërshtar nga secila vazo dhe duke qenë se janë të gjitha, skuadra të forta, më dy Dhjetor nuk bëhet fjalë për fat, thjeshtë nisja e punës pas mësimit të emrave të kundërshtarëve.

You may also like