Kiara Tito i tregon testin e shtatzanisë, si ka reaguar Luiz Ejlli në atë moment!

by editor

Gjatë videoklipi të këngës, ku janë bashkuar disa momente të bukura dhe të rëndësishme shfaqet edhe momenti, ku Kiara i tregon e emocionuar Luizit testin e shtatzanisë.

Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Por nuk kishte ende një konfirmim apo hedhje poshtë të këtyre zërave nga çifti, të paktën deri më tani. Luiz Ejlli sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit.

Advertisements

Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Gjatë videoklipi të këngës, ku janë bashkuar disa momente të bukura dhe të rëndësishme shfaqet edhe momenti, ku Kiara i tregon e emocionuar Luizit testin e shtatzanisë dhe ai merr vesh se do të bëhet baba e normalisht që ashtu siç jemi mësuar Luizi nuk mund të mos i shprehte emocionet e tij edhe në këtë rast me pak grimca humori.

https://www.instagram.com/gazeta_shqip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3844c6fa-0d68-4a7c-8bc5-5e629a7ec594

Advertisements

You may also like