Banda e Ervin Matës donte t’i eleminonte/ Dy vëllezërit nga Kukësi të akuzuar për vrasje në Britani

by editor

Dy vëllezërit janë në kërkim nga drejtësia në Britani, pasi akuzohen për vrasjen e një shqiptari në vitin 2013

Advertisements

Edmond Nela dhe Albert Nela janë dy vëllezërit, të cilët ishin planifikuar të vriteshin nga grupi kriminal ku bënte pjesë biznesmeni Ervin Mata.

Emrat e dy vëllezërve u zbuluan nga përgjimet në aplikacionin “Sky ECC”, teksa autorët e krimit do të ishin në Bujar Germizi dhe Ismail Zeneli. Shkak për vrasjen e dy vëllezërve duket se janë pazaret e prishura të drogës, teksa ata në fakt kanë telashe me drejtësinë britanike.

Advertisements

Në një shkrim të publikuar nga ‘BBC’ më 22 maj 2013, flitet se vëllezërit shqiptarë, janë në kërkim për vrasjen e Xhem Krasniqit në Hove, në Britaninë e Madhe.

“Xhem Krasniqi, 31 vjeç, nga Shqipëria, është qëlluar me plumb në bark në rrugën e Kishës. Vëllai dhe nipi i tij gjithashtu u qëlluan, por nuk u kapën nga plumbat. Policia tha se të shtënat mund të kenë qenë pjesë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve. Oficerët besojnë se personi i armatosur ishte Edmond Nela, 30 vjeç, i cili ka dy shtetësi britanike dhe shqiptare. Në kërkim është edhe vëllai i tij Alberti, 34 vjeç.”- thuhet ndër të tjera në shkrimin e BBC, maj 2013.

Nuk dieht nëse dy vëllezërit tashmë janë arrestuar apo vijojnë të jenë në kërkim.

Zbërthimi i mesazheve në ‘Sky-ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë. Pjesë e këtij grupi ishte dhe ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani, djali i tij si dhe shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.

You may also like