Moti i keq “pushton” Shqipërinë, “IGJEO” del me njoftimin e rëndësishëm: Në 24 orët e ardhshme priten rrebeshje shiu, qytetet më të rrezikuara

by editor

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë me dije se, në orët në vijim pritet të ketë një rritje të ndjeshme të reshjeve në disa pjesë të territorit të vendit, nga ku edhe priten probleme.

Advertisements

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave “IGJEO” tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 25.11.2023 parashikohen reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Advertisements

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Sasia e reshjeve pritet të jetë më intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Advertisements

Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatare deri lokalisht intensive.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera.

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në verilindje-lindje në lartësinë mbi 200-300 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në verilindje-lindje hera-herës reshjet e borës pritet të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.

Në datën 26.11.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve të shiut dhe në zonat malore në lartësinë mbi 200-300 dhe juglindje në lartësinë mbi 700-800 metra, reshje bore deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët më pas pritet ndërprerja e tyre.

Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore. Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

You may also like