Detaje tr*nditëse nga krimi makabër në Francë, babai dhunoi dhe v*au vajzat e mitura. Pas ngjarjes u dorëzua në polici

by editor

Franca është tronditur nga vrasja e tre vajzave 11, 10 dhe 5 vjeç nga babai i tyre 41-vjeçar.

Advertisements

Tmerri u zbulua kur 41-vjeçari Younes, me origjinë marokene, u dorëzua në komisariat.

Advertisements

Sipas Le Parisien, trupat e 10-vjeçares dhe 5-vjeçares, të cilët u gjetën të mbuluar me një batanije, “u copëtuan tmerrësisht”, ndërsa 11-vjeçarja, e cila u gjet e vdekur në divanin e shtëpisë, nuk kishte shenja të plagëve me thikë, për këtë arsye zjarrfikësit fillimisht menduan se ajo thjesht kishte humbur ndjenjat.

Por më vonë u konstatua se vajza e vogël kishte shenja në qafë dhe ishte mbytur.

Siç raportojnë mediat franceze, 41-vjeçari maroken ishte i njohur për policinë dhe autoritetet gjyqësore pasi në prill të vitit 2021 ishte dënuar për dhunë ndaj gruas së tij dhe për rrahje të një të mituri nën moshën 15 vjeç.

Në atë kohë, 41-vjeçari u dënua me 18 muaj burg, 12 prej të cilëve i kaloi jashtë burgut me byzylyk elektronik.

Autoritetet gjyqësore kishin lëshuar edhe një urdhër mbrojtje në favor të ish-bashkëshortes së 41-vjeçarit.

“Ai po përpiqej të kthehej bashkë me nënën e fëmijëve të tij”, thotë një burim.

Burime policore vlerësojnë se ai u dorëzua në Normandi ndërsa krimi ndodhi në qytetin Alfortville 200 km larg.

“E kishim parë disa herë të dehur. Policia kishte ardhur disa herë në shtëpi”, tha një fqinj i familjes.

Një burim pranë hetimit tha se dy prindërit kishin kujdestarinë e alternuar të fëmijëve të tyre. 41-vjeçari pohoi se nuk e di se ku është nëna e fëmijëve./albeu.com

You may also like