Shpërthimi i bombolës la të plagosur çiftin në Laç, flasin fqinjët: Gruaja po bënte kafen e mëngjesit

by editor

Çifti i bashkëshortëve u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit, flasin fqinjët: Gruaja po bënte kafen e mëngjesit Një bombol gazi shpërtheu në një banesë në Laç duke lënë të plagosur një çift.

Advertisements

Të lënduar mbetën 60-vjeçari Bilbil Baluku dhe 52-vjeçarja Mimoza Baluku, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Çifti jeton në Itali, ndërsa kanë ardhur për pushime në atdhe.

Advertisements

Një nga fqinjet e çifiti, ka treguar se gruaja ishte në gjendje më të rëndë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tregoi se momentin që ka ndodhur shpërthimi kishte qenë duke bërë kafen.

“Gruaja ishte pak më rëndë. Ambulanca dhe zjarrfikësja erdhën shumë shpejt. Fatkeqësisht u ndodhi kjo ngjarje e rëndë. Është një kat poshtë nesh. Dëgjuam zhurmat dhe dolëm. Gruaja pamë që kishte dalë jashtë. I dhamë të gjithë ndihmën e parë, njoftuam zjarrfikëse e ambulancë. Gruaja është djegur pak më shumë. Dimë që ishte bombol gatimi, gaz. Po bënte kafen e mëngjesit. Këta rrinë në Itali, janë me vite në Itali. Na erdhi shumë keq sepse kanë ardhur për qejf dhe u ndodhi kjo gjë”, ka treguar një nga banorët e pallatit.

You may also like