SPAK ka ngritur dyshimet se këto sipërfaqe toke janë përfituar përmes falsifikimit
Advertisements
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua si pjesë e një grupi kriminal pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC.
Advertisements
Kështu Apeli i GJKKO ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për lënien nën sekuestrim të pronave të Gjokës. Kujtojmë se Gjokës, i cili është shpallur edhe investitor strategjik, i janë sekuestruar 390 mijë metra katrorë tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të SPAK. SPAK ka ngritur dyshimet se këto sipërfaqe toke janë përfituar përmes falsifikimit.
Pasuritë e sekuestruara:
1-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare.
2-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare.
3-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit Kolë Gjoka