Një argjendari në Kamëz ka rënë pre e grabitjes me armë zjarri pasditen e sotme.
Advertisements
Policia bën me dije se autorët kanë qenë tre persona, të maskuar dhe me armë zjarri automatike.
Advertisements
Ata kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme bizhuterish që ndodheshin të reklamuara në banak dhe janë larguar duke përdorur një automjet tip “BMW”.
Në zonë janë ngritur pika të shumta kontrolli.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.
Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.