Pse Noli refuzoi të kthehej në Shqipëri? Flet gazetari i njohur: Eshtrat e tij s’duhet të vijnë, varri në Boston pikë pelegrinazhi për shqiptarët

by editor

Në një intervistë televizive gazetari i njohur Ilir Ikonomi u pyet edhe për arsyet për të cilat Fan Noli refuzoi të vinte në Shqipëri.

Advertisements

Sipas studiuesit dhe gazetarit, regjimi komunist përbënte një rrezik për Nolin pasi shumë miq të tij si Andon Frashëri apo Sejfulla Malëshova ishin vrarë.

Advertisements

“Janë disa gjëra. E para, miqtë e Fan Nolit u vranë nga regjimi i Enver Hoxhës dhe u ekzekutuan. Disa vdiqën nëpër burgje, Andon Frashëri, Sejfulla Malëshova, të gjithë e pësuan. Ky mendoj se ishte një mësim për Nolin, që kujdes nëse shkon në Shqipëri. Një gjë tjetër ishte se Shqipëria ishte komuniste, dhe nëse vinte në një vend të tillë, ndoshta qeveria amerikane s’do ta pranonte më mbrapsht. Edhe ai kishte një eksperiencë pak të hidhur me Shqipërinë dhe mendoj se këto kanë qenë disa nga arsyet.“, u shpreh Ikonomi.

Më tej, ai shtoi se eshtrat e Nolit nuk duhet të kthehen në vend. Sipas tij, varri i tij në Boston shërben si një pikë pelegrinazhi për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk mendoj kështu në kundërshtim me shumë të tjerë. Varri i Nolit është madhështor, është pikë pelegrinazhi për shqiptarët e Amerikës. Pse shqiptarët nuk paskan të drejtë ta kenë Nolin atje? E dini që Noli jetoi në Amerikë 44 vjet. Në Shqipëri jetoi më pak se katër vite. Mua më duket se nuk ka arsye që ta lëvizim nga vendi ku prehet. Ne na duhet pika e pelegrinazhit. Di që shumë njerëz që shkojnë në Boston kanë dëshirë të vizitojnë varrin e Nolit.“, shtoi Ikonomi.

You may also like