“Zoti është shqiptar”, Ballist Morina sqaron banderolën e kritikuar: Po jetojmë në një moment shumë të vështirë…

by editor

“Komplet e kundërta nga çfarë jam akuzuar nga disa nga klerikët që më kanë akuzuar”

Advertisements

“Zoti është shqiptar”, kjo ishte një nga banderolat që u shfaq në stadium teksa luhej ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

Advertisements

Banderola ishte e tifozit Ballist Morina, i cili në emisionin “Ftesë në 5” sqaroi se si qëndron e vërteta e kësaj deklarate që mori shumë vëmendje dhe reagime të ndryshme.

Tifozi tha se qëllimi i kësaj banderole nuk është negativ dhe se e kanë keqkuptuar. Një temë që u bë diskutim në rrjete sociale apo emisione nga komentues të ndryshëm por edhe futbollistë, duke e quajtur si veprim të tepruar.

“Zoti është shqiptar është sinonim i shprehjes së Pashko Vasës “Oj Shqipëri e mjera Shqipëri”. Unë jam mysliman. Një pjesë e shoqërisë se klerikëve më kanë keqkuptuar. Shprehja është metaforike. Nuk tregon realisht atë që shihet shabllon. Po jetojmë në një moment shumë të vështirë. Kjo ka qenë një mesazh përbashkues, komplet e kundërta nga çfarë jam akuzuar nga disa nga klerikët që më kanë akuzuar. Zoti është i të gjithëve”, tha Morina gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Nga ana tjetër, “supertifozi” i Kombëtares tregoi se çfarë i thanë prindërit e tij në kontaktin e parë pasi kishte ngritur dronin në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

You may also like