Makina erdhi nga Fushë Kruja/ Të tjera detaje nga grabitja në Kamëz, targa i përkiste…

by editor

Kanë qenë gjithësej 4 persona, teksa një ka shërbyer si shofer i makinës X6, dhe 3 të tjerë kanë kryer grabitjen

Advertisements

Të tjera detaje janë zbarhdur në lidhje me grabitjen e ndodhur pasditen e djeshme në Kamëz.

Mësohet se makina BMW X6 e përdorur nga autorët ka ardhur nga Fushë-Kruja, ndërsa targat e përdorura në vendngjarja janë tën jë mjeti tjetër, tip Hyundai.

Advertisements

Grupi hetimor është ende larg identifikimit të autorëve, pasi personat e përfshirë, kanë qenë të maskuar. Por mësohet se tashmë dihet që kanë qenë gjithësej 4 persona, teksa një ka shërbyer si shofer i makinës X6, dhe 3 të tjerë kanë kryer grabitjen e mbi 1 kg flori në argjendari.

Një nga autorët që hynë në dyqan ka kërcënuar punonjësit me armë kallashnikov, teksa të tjerët kanë thyer xhamat e raftit ku ekspozoheshin bizhuteritë, duke marrë stolitë.

Një detaj që mund t’i shërbejë grupit hetimor, është fakti se gjatë momentit që janë larguar autorëve u kanë rënë disa kuti bizhuterish, dhe grupi hetimor po punon për te gjetur gjurmë të tyre në këto bizhuteri dhe për identifikimin e autorëve.

Advertisements

Në momentin e grabitjes në argjendari ka qenë prezent pronarja e Argjendarisë si dhe bashkëshortja e djalit të saj. Ajo ka pasur edhe një përplasje me autorët, por duke qenë se ata ishin te armatosur është tërhequr.

You may also like