Në kuadër të operacionit policor të koduar “Stike 3” janë arrestuar në flagrancë 27-vjeçari me iniciale J.G. dhe 45-vjeçari me iniciale E.A., të cilët lëviznin me pistoletë në automjet.
Advertisements
Pas marrjes së informacionit se 2 persona po lëviznin të armatosur në rrugën “Murat Tërbaçi” të Vlorës, shërbimet e policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale J. G. dhe pasagjer 45-vjeçarin me iniciale E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një pistoletë dhe municion luftarak.
Advertisements
Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al