Fansat e kritikojnë se preu flokët tani në shtatzëni, Kiara u përgjigjet: Kush e thotë këtë? (FOTO)

by editor

“Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze”

Advertisements

Gjatë ditës së djeshme, Kiara Tito zbuloi për ndjekësit e saj se kishte bërë një ndryshim në pamjen e saj. Moderatorja e njohur postoi një foto në “Instastory” ku duket që i ka prerë dhe errësuar flokët.

Advertisements

E menjëherë pas këtij ndryshimi, Kiara duket se ka marrë shumë mesazhe ku e kritikojnë për këtë veprim pasi sipas tyre, nuk duhet t’i presësh flokët gjatë shtatzënisë.

“Nuk bën t’i presësh flokët kur je shtatzënë”, i ka shkruar dikush me mesazh, të cilin Tito e ka publikuar në “Instastory” dhe bashkëngjitur me të ka vendosur që t’i japë edhe një përgjigje.

Moderatorja shprehet se nuk beson në gojëdhënat që gjatë shtatzënisë të mos priten flokët.

“Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”.

Pas kësaj përgjigje, Kiara ka postuar edhe një mesazh tjetër nga një ndjekëse tjetër, e cila i shkruan:

“Bën t’i presësh thjesht s’të ecën floku tamam, nuk rritet sepse e kam provuar vetë, pastaj ti si të duash.”

Kujtojmë se prej disa javësh po përflitej se Kiara dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, do të bëheshin prindër për herë të parë. Por vetëm javën që kaloi ata e konfirmuan lajmin e bukur.

Këngëtari i njohur publikoi këngën e tij më të re që mban titullin “Frymë” dhe që është pikërisht një dedikim për fëmijën që do të vijë në jetë. Në videoklip shfaqet edhe Kiara dhe gjithashtu tregojnë gjininë e bebit. Çifti i njohur do të bëhet me një vajzë.

You may also like