Gjendet pa shenja jete 38-vjeçari, zbardhen dyshimet e para

by editor

Një 38-vjeçar letonez, rezident në Mbretërinë e Bashkuar mësohet se ka humbur jetën në Shqipëri.

Advertisements

Të dhënat e para për viktimën, i cili mësohet se quhej Lauris Zelvis, i ka dhënë shoku i tij, shtetasi 52 vjeçar me iniciale E.T., po ashtu rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisements

Mësohet se 38-vjeçari kishte ardhur në Shqipëri për qëllime turistike.

Sa i përket shkaqeve të vdekjes, deri më tani dyshohet të jenë natyrore.

Njoftimi i policisë:

Pasditen e sotme, shtetasi E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez L. Z., 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.

You may also like