Mbrëmjen e sotme mësohet se është arrestuar edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit.
Advertisements
Mediat në Kosovë raportojnë se personi Në fjalë është arrestuar në Prishtinë.
Advertisements
Më parë lidhur me këtë rast është arrestuar Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen.
Sipas raportimeve, Murseli pagoi 30 mijë euro për Plavën që ta vrasë Liridonën.
Liridona Murseli u vra të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë. /Gazeta Express